Maqedonia U21 do të luaj tri ndeshje kontrolluese në Antali, Milevski publikoi listën

Publikuar më 16 Март, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë me 21 mars do të udhëtojë drejt Antalisë së Turqisë ku do të qëndrojë deri më 29 mars dhe do të luajë edhe tri ndeshje kontrolluese kundër Kazakistanit (24 mars), Sllovakisë (27 mars) dhe Bullgarisë (29 mars).

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski për përgatitjet në Antalia do të llogarisë në këto futbollist:

Portierë: David Denkovski (Bregallnica), Damjan Serafimov (Makedonija GJ.P), Stefan Jakimovski (Кadino);

Mbrojtës: Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Mario Mlladenovski (Botev Plovdiv, Bullgari), Viktor Krstevski (Vardar), Blerton Sheji (Struga Trim Lum), Filip Aleksovski (Makedonija GJ.P), Filip Antovski (Slavia Sofje, Bullgari), Martin Radulloviç - Veliçkoviç (Vardar), Besnik Ferati (Akademia Pandev);

Mesfushorë: Enis Fazlagiç (Zhilina, Sllovaki), Arbi Vosha (Makedonija GJ.P), David Kalpaçki (Bellasicë), Florent Ramadani (Shkëndija), Tomçe Grozdanovski (Zlate Moravce, Sllovaki), Bojan Dimoski (Akademia Pandev), Agon Elezi (Varazhdin,Kroaci), Luka Stankovski (Rabotniçki), Dimitar Todorovski (Rabotniçki);

Sulmues: Marko Gjorgjievski (Radniçki Pirot, Serbi), Darko Çurlinov (Shtutgart, Gjermani), Jakup Berisha (FC Shkupi), Mario Ilievski (Septemvri Sofje, Bullgari), Metodija Maksimov (Rabotniçki), Berat Kalkan (Karaçabej, Turqi).

-Këto ndeshje janë filter i fundit në aspekt të asaj se si do të duket ekipi në eliminatoret për Kampionatin Europian. Të gjithë futbollistët që janë thirrur do të kenë hapësirë të barabartë në tri ndeshjet. Objektivi jonë është që të marrim një pasqyrë reale për kualitetin e secilit futbollist, ndërsa te ata mbetet nëse do ta meritojnë një vend në përfaqësuese për eliminatoret e Europianit.  Ajo që është e rëndësishme për mua, është që futbollistët të kenë hapësirën e duhur në klubet e tyre dhe kjo do të jetë thelbësore për të kompletuar formacionin për ndeshjet eliminatore. Në ato pozicione që kemi shumë zgjedhje, do të kenë përparësi futbollistët të cilët luajnë në vazhdëmsi me kluet e tyre. Sa i përket Vlada Noveskit, e jona është që të tregojmë se futbollisti i Vojvodinës ka pasur ftesë për ndeshjet tona në Antali, por prindi i tij na njoftoi se dëshira e djalit të tij është që të luaj për Serbinë, ka deklaruar seleksionuesi i Maqedonisë U21, Blagoja Milevski. 




   
   
Reprezentacioni A