Publikuar më 04 Ноември, 2020 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuejsa
e Maqedonisë U21 me 12 nëntor do të luaj kundër Izraelit dhe me 17 nëntor do të
përballet me Malin e Zi (kampin stërvitor “Petar Milloshevski”) në kuadër të dy
ndeshjeve të fundit për eliminatoret e Kampionatin Europian 2021.
Seleksionuesi i përfaqësueses tonë, Blagoja Milevski për dy ndeshjet e rëndësishme do të llogaritë në këto futbollist:
PORTIERË: Riste JANKOV (Rabotniçki), David DENKOVSKI (Bregallnica), Marko ALÇEVSKI (Akademia Pandev);
MBROJTËS: Agron Rufati (Zorya, Ukrainë), Esmin LIÇINA (Makedonija GJ.P.), Filip ANTOVSKI (Slavija Sofija, Bullgari), Todor TODOROVSKI (Shibenik, Kroaci), Bojan ILIEVSKI (Pelister), Nikolla SERAFIMOV (Akademia Pandev), Blerton SHEJI (Struga Trim Lum), Oliver STOJMENOVSKI (Borec);
MESFUSHORË: Davor ZDRAVKOVSKI (AEK, Qipro), Kristijan ACKOVSKI (Bregallnica), Jani ATANOSOV (Hajduk Split), Agon ELEZI (Varazhdin, Kroaci), Tomçe GROZDANOVSKI (Zlate Moravce, Sllovaki), Dimitar MITROVSKI (Sporting Lisbon, Portugali);
SULMUES: Bojan MIOVSKI (MTK, Hungari), Darko ÇURLINOV (Shtutgart, Gjermani), Lavdrim FAZLIU (Pelister), Erdon DACI (Konjaspor, Turqi), David TOSHEVSKI (Rostov, Rusi), Marko GJORGJIEVSKI (Radniçki Pirot, Serbi), Kristijan TRAPANOVSKI (Akademia Pandev);
- Mendoj se është shumë e rëndësishme që ti rrumballoksojmë këto eliminatore me ndeshje në të cilat do të tregojmë lojë të mirë dhe sigurisht të kërkojmë fitore. Në dy ndeshjet paraprake luajtëm pa tre futbollist standart nga formacioni startues, Ristovski, Serafimov dhe Fazlagiq, ndërsa kundër Izraelit ishmi edhe pa Rufatin. Për duelet të cilat na presin, përsëri nuk mund të llogarisim te Ristovski dhe Fazlagiq, por rikthehen Serafimov dhe Rufati. Përshtypjet tona janë se kemi bërë përfaqësuese shumë të mirë, kemi luajtur një cikël me kualitet të lartë, besoj që në këtë nivel dhe do ti mbyllim këto eliminatore dhe do të shohim çka do të na sjell në fund. Shumica e futbollistëve e kanë konfirmuar se kanë kapacitet për të luajtur në përfaqësuesen A dhe kjo tregon se kemi bërë punë të mirë”, ka deklaruar seleksionuesi i Maqedonisë U21, Blagoja Milevski.
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë renditen në vendin e dytë në grupin e 6 të eliminatoreve me 14 pikë. Izraeli renditet e treta me 12 pikë, Spanja është e para me 22. Mali Zi është në pozitën e pestë me 7 pikë, ndërsa para tyre ndodhet Kazakistani me 10. E fundit është Ishujt Faroe me 6 pikë.