MAQEDONIA U21 barazon pa gola ndaj Serbisë

Publikuar më 07 Септември, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë nga eliminatoret e muajit shtator kundër Serbisë.

Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër në një ndeshje interesante, Maqedonia dhe Serbia barazuan pa gola. Të dyja përfaqësueset nuk shfrytëzuan rastet e mira, ndërsa duhet veçuar paraqitja e mirë e portierit tonë, David Denkovski, i cili arriti të pret penallti mysafirëve. Përveç penalltisë, Denkovski kishte edhe disa intervenime të shkëlqyera, u tregua shumë i qetë dhe ishte siguri e mbrojtjes tonë. Rastet më të mira nga tabori jonë i kishin, Çolakovski, Fazllagiq dhe Dashmir Elezi në minutat e fundit të ndeshjes. Maqedonia luajti me guxim dhe vendosmëri në këtë ndeshje kundër një përfaqësuese të fortë si Serbia.

Eliminatoret e Maqedonisë vazhdojnë në muajin tetor në transfertën ndaj Ishujve Faroe.

MAQEDONIA – SERBIA 0:0

FORMACIONET:

MAQEDONIA: Denkovski, Jankulov, Gjurkovski, Bozhinovski, Antovski, Elezi, Grozdanovski, Fazllagiq, Ilievski, Çolakovski, Maksimov;

SERBIA: Gordiq, Tetek, Markoviq, Çestiq, Shekoviq, Milosavleviq, Vladosavleviq, Topiq, Stevanoviq, Tediq, Çavriq; 




   
   
Reprezentacioni A