Publikuar më 13 Октомври, 2020 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 barazoi 1:1 kundër Izraelit në
tërren vendas në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.
Jani Atanasov me gol nga gjuajtja e lirë në kohën e shtesë shpëtoi përfaqësuesen
e Maqedonisë nga humbja.
Shpresat vendit pas tetë ndeshjeve në këto eliminatore mbetet në pozitën e dytë në renditjen tabelare me 14 pikë, dy më shumë nga kundërshtari i sotëm. Spanjë është lider me 19 pikë të tubuara.
Në minutën e 22-të, përfaqësuesja mysafire hapi rezultatin. Pas rëvënies këndore të Izraelit, portieri jonë Jankov devijoi vetëm pak topin, ndërsa në shtyllën e dytë u gjet i vetëm sulmuesi Shaj Elias dhe i pa penguar nga askush dërgoi topin në rrjetën e Maqedonisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë për herë të parë u kanos në minutën e 48-të përmes gjuajtjes së Darko Çurlinovit, por sulmuesi jonë nuk ishte i saktë. Pesë minuta më vonë, izraelitët nuk shfrytëzuan dy raste të mira që kishin për të rritur epërsinë.
Në minutën e 55-të, Izraeli nuk shfrytëzoi as penalltinë. Mitrovski bëri një faul brenda zonës së rreptësisë, por Riste Jankov arriti që të mbrojë gjuajtjen e Almog nga 11 metra.
Në minutën e 65-të, lëshuam rastin më të mirë për të barazuar. Toshevski goditi pas një aksioni të bukur, por mbrojtësit e Izraelit arritën që të bllokojnë gjuajtjen e tij. Çurlinov në të 86-tën, tentoi sërish, por nuk ishte i saktë.
Golin e barazimit e arriti Jani Atanasov në minutën e 95-të, pas asaj goditje të bukur nga gjuajtja e lirë për rezultat 1:1.
MAQEDONI: 1. Risto JANKOV, 2. Oliver STOIMENOVSKI, 3. Filip ANTOVSKI (Lavdrim FAZLIU 82’), 4. Todor TODOROVSKI (Bojan MIOVSKI 75’), 6. Esmin LIÇINA, 7. Darko ÇURLINOV, 8. Jani ATANASOV, 9. David TOSHEVSKI (Marko GJORGJIEVSKI 46’), 10. Davor ZDRAVKOVSKI (Erdon DACI 75’), 20. Tomçe GROZDANOVSKI (Bojan ILIEVSKI 46’), 21. Dimitar MITROVSKI;
Seleksionues: Blagoja Milevski;