Maqedonia U21 barazon 1:1 ndaj Arabisë Saudite

Publikuar më 27 Септември, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë e mbylli me barazim ndaj Arabisë Saudite turneun kontrollues që u zhvillua në Mura të Kroacisë.


Përfaqësuesja jonë e re zhvilloi një ndeshje cilësore ndaj Arabisë Saudite, e cila luajti në këtë ndeshje me lojtarë deri në 23 vjeç. Rezultati përfundimtar ishte 1:1.


Formën e shkëlqyer në këtë ndeshje e konfirmoi edhe Mario Ilievski, i cili ishte shënuesi i golit të vetëm për Maqedoninë.


Metodi Maksimov pati mundësinë e parë serioze për skuadrën e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski, i cili pas një depërtimi të shkëlqyer në krahun e djathtë gjuajti jashtë portës kundërshtare. Luka Stankovski humbi një mundësi nga penalltia për t'i dhënë avantazh përfaqësueses sonë. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Arabia Saudite kaloi në avantazh për 1:0 me një gol nga penalltia.


Në vazhdim Maqedonia luajti edhe më konkretisht pas golit të kundërshtarit. Kjo përfundimisht rezultoi me gol të Mario Ilievskit në minutën e 60-të për rezultat përfundimtar 1:1. 


Në ndeshjen e parë të turneut kontrollues në Kroaci, Maqedonia U21 mori fitore ndaj Shqipërisë me rezultat 3:1.


Maqedonia: Ivan Nikoloski, Agan Mjaki, Stefan Despotovski, Andrej Stojçevski, Kristian Tasevski, Ivan Nikolov, Aleks Zlatkov, Metodi Maksimov, Behar Feta, Luan Abazi;


Seleksionues: Draghi Kanatllarovski;



   
   
Reprezentacioni A