Maqedonia U21 barazon 1:1 kundër Ukrainës

Publikuar më 11 Ноември, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka barazuar kundër Ukrainës në ndeshjen e xhiros së 5-të në eliminatoret e Kampionatit Europian që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji në vitin 2023.

Në kampin-stërvitor “Petar Milloshevski’ futbollistët tanë në një ndeshje interesante barazuan 1:1 kundër Ukrainës.


Në minutën e 42-të, Ukraina avansoi në 1:1. Sirota shfrytëzoi një pakujdesi në mbrojtjen tonë dhe realizoi për avantazh të mysafirëve. Në vijim Maqedonia luajti më mirë, ndërsa në minutën e 58-të Tomçe Grozdanovski arriti të barazojë shifrat në 1:1. Deri në fund, Maqedonia përmes Florent Ramadanit kishte edhe një rast të mirë për gol, por nuk arritën që ta finalizojnë.

Përfaqësuesja jonë me këtë barazim, grumbullon 6 pikë dhe mbetet në vendin e 3-të në grup. Ndërkohë për Ukrainën ky ishte barazimi i parë në këto eliminatore.



Maqedoni – Ukrainë 1:1 (0:1)

Maqedonia: David Denkovski, Adrian Hajdari, Jovan Manev, Mario Mladenovski, Filip Antovski (Arbi Vosha), Adem Ali (Dimitar Todorovski), Enis Fazllagiq, Blerton Sheji, Tomçe Grozdanovski (Florent Ramadani), Amel Rustemovski (Luka Stankovski), Marko Gjorgjievski (Mario Ilievski);

Në pankinë: Marko Alçevski, Aleksandar Gjurkovski, Arbi Vosha, Mario Ilijevski, Dimitar Todorovski, Stefan Naumçeski, Luka Stankovski, Metodi Maksimov, Florent Ramadani;

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;

Ukraina: Anatoli Trubin, Kostiantin Viaçarenko, Oleksi Siç, Bogdan Vjaniq, Georgi Sudakov, Oleksandr Nazarenko, Arseni Batahov, Dmitrov Kriskiv, Mikailo Mudriq, Artem Bondarenko, Oleksandr Sirota;

Në pankinë: Kiril Veviun, Anton Bol, Ivan Zhelisko, Mikola Mikailenko, Mikola Kukareviq, Olen Osçeretko, Vladislav Valat, Volodomir Brazko, Danil Alefirenko;

Seleksionues: Ruslan Rotan; 




   
   
Reprezentacioni A