Publikuar më 11 Септември, 2018 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot barazoi 3:3 përballë
Armenisë në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Europian për të
rinjë i cili vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Itali. Shrpesat e vendit
kishin epërsi 3:1 pas përfundimit të kohës së rregullt, mirëpo lejuan të
pranojnë dy gola në kohën shtesë. Armenët mohuan fitoren në sekondat e fundit,
mirëpo gjithsesi edhe me barazim Maqedonia U21 ndërpret serinë prej gjashtë
humbjeve të njëpasnjëshme në kuadër të këtij cikli kualifikues.
Maqedonia U21 pa veten
pranë fitores së dytë në këto kualifikime përballë të njejtit rival, mirëpo
Armenia menaxhoi të shënojë dy gola. Fillimisht Amanoviq realizoi në rrjetë të
gabuar duke dashur të pastrojë një situatë para portës, ndërsa në sekondat e
fundit të ndeshjes Avetisjan shënoi për rezultat final 3:3 me goditja prej para
zonës.
Maqedonia tani me katër pikë mban pozitën e pestë në
renditje, para Gjibraltarit të fundit me tre pikë. Para Maqedonisë është
Armenia me shtatë pikë, Austria mban vendin e tretë me 15-të, Rusia është e
dyta me 16-të pikë, ndërsa bindshëm në vendin e parë me 21 pikë është Serbia.
MAQEDONIA U21 – ARMENIA U21 3:3 (1:0)
Golashënues: Atanasov 26’,
Zdravkovski pen. 73’, Çurlinov 89’ (Maqedonia
U21), ndërsa
Avetisjan 56’ pen. dhe 90’+3, si dhe Amanoviq 90’ autogol (Armenia)
MAQEDONIA
U21:Stevkovski, Manevski, Amanoviq, Trajanovski,
Todorovski, Zdravkovski, Jevtovski, Atanasov (Fazllagiq 71’), Gjorgjev,
Ristovski (Krstovski 61’), Mitrovski (Çurlinov 88’).
Seleksionues:
Dobrinko Ilievski