Maqedonia U21 barazoi kundër Qipros

Publikuar më 17 Ноември, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka zhvilluar sot ndeshjen e parë kontrolluese në Qipro ndaj përfaqësueses nikoqire. 

Në një ndeshje interesante me shumë emocione dhe raste të humbura, Maqedonia dhe Qipro barazuan me rezultat 1:1.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit, Dragi Kanatllarovski mund të pendohen për rastet e humbura për fitore. Në minutën e 85-të të ndeshjes, Andrej Stojçevski pati një mundësi për t'i sjellë fitoren Maqedonisë, por nuk arriti të realizojë një goditje nga 11 metra.

Përfaqësuesit e rinj të Qipros kaluan në avantazh me golin e Christodolou në minutën e 41-të.

Maqedonia barazoi në minutën e 66-të me golin e Ilievskit, pas atij asisti të bukur nga Todorovski.

Në pjesën e parë portieri i përfaqësueses së Maqedonisë U21, Marko Alçevski, mbrojti mirë portën tonë, duke bërë tri ndërhyrje të jashtëzakonshme.

Më 22 nëntor përfaqësuesja e Maqedonisë do të luajë ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj  Serbisë.

Maqedonia: Marko Alçevski, Andrej Stojçevski, Stefan Despotovski, Aleks Zlatkov, Berat Kalkan, Mario Ilievski, Luka Stankovski, Aleksandar Gjurkovski, Viktor Krstevski, Ivan Nikolov, Behar Feta;

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;





   
   
Reprezentacioni A