Publikuar më 15 Јуни, 2023 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup zhvilloi ndeshjen kontrolluese kundër Armenisë.
Në një nga kontrollueset e fundit para fillimit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, skuadra e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski ka barazuar 1:1 ndaj Armenisë.
Në fillim të pjesës së parë pamë një lojë mjaft të barabartë nga të dyja palët, me shumë luftë dhe sakrifica në mesin e fushës. Në vazhdim Maqedonia e rriti ritmin e lojës dhe kjo rezultoi me gol në rrjetën e kundërshtarit. Luan Abazi shfrytëzoi më së miri pasimin e Metodi Maksimovit dhe shënoi për epërsi 1:0 të përfaqësues sonë. Në fund të pjesës së parë, Martin Talakov pati mundësinë më serioze për të rritur avantazhin, por nuk arriti të godiste nga një pozicioni ideal.
Përfaqësuesja e Armenisë e nisi shumë mirë pjesën e dytë. Kjo rezultoi në golin e barazimit. Golin e shënoi Kalukyan në minutën e 53-të të ndeshjes. Futbollistët tanë të rinj bënë presion deri në fund të ndeshjes dhe tentuan të shënonin golin e dytë, por kundërshtari u mbrojt në mënyrën m të mirë.
Ndeshja kontrolluese në Shkup;
Përfaqësueset deri në 21 vjeç;
Maqedoni - Armeni 1:1 (1:0)
Maqedonia: Ivan Nikoloski (d), Mario Riçkov, Andrej Stojçevski, Stefan Despotovski, Metodi Maksimov, Dimitar Trajkov, Ivan Nikolov (c), Aleks Zlatkov, Hamza Ramani, Martin Talakov, Luan Abazi;
Në pankinë: Marko Alçevski, Mihail Dimitrievski, Reshat Ramadani, Mario Ilievski, Behar Feta, Matej Angelov, Imran Fetai, Viktor Krstevski, Vane Krstevski, Dimitar Todorovski, Vasko Vasilev;
Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;
Duelin e fundit kontrollues, përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do ta luajë më 20 qershor kundër Maltës në orën 17:00.