Publikuar më 18 Декември, 2021 në Lajme
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot në kampin stërvitor
“Petar Milloshevski” ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese me përfaqësuesen
e Kosovës.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski në një ndeshje me lojë të hapur e mbyllën sfidën me barazim 3:3. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve u mbyll me fitore të Maqedonisë me rezultatin 1:0.
Futbollistët tanë e nisën mirë takimin dhe përmes Tërpçevskit avansuan për 1:0. Lëshuam disa raste të mira për të mbyllur pjesën e parë me epërsi bindëse.
Në pjesën e dytë, Kosova me një lojë të mirë nga minuta e 57 deri në të 72-të, arriti që të shënojë tre gola. Mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për triumfin e mysafirëve, pasi në të 74-tën dhe 78-tën me golat e Kërstevskit dhe Todorovskit nga penalltitë, Maqedonia arriti të barazojë për shifra finale 3:3.
Maqedonia: Nikollovski, Ankullovski, Stojçevski, Kërstevski, Todorovski, Ramadani, Fetai, Georgievski, Ignjatov, Maleski, Tërpçevski;
Futbollistë në pankinë: Alçeski, Angelkovski, Nezirovski, Stojmenov, Feta, Zllatkov, Abazi, Kalkan, Petejçuk, Kërstevski, Miserdovski;
Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;