Maqedonia U21 barazoi 1:1 në transfertën ndaj Ishujve Faroe

Publikuar më 07 Октомври, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka barazuar 1:1 kundër Ishujve Faroe në kuadër të xhiros së tretë të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2023.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski kishin iniciativën në pjesën më të madhe të ndeshjes, por për fat të keq nuk arritën të shënojnë fitoren e parë në këto eliminatore.

Përfaqësuesja e vendit që në fillim tregoi se do të jetë kundërshtarë i vështirë, duke realizuar gol që nga minuta e 8-të për epërsi 1:0. Autor i golit ishte Andreas Johansen, i cili shfrytëzoi një mos kujdesi në mbrojtjen tonë. Pas pranimit të golit, Maqedonia filloi të luajë lojë më sulmuese, duke krijuar raste, por pa efekt në 45 minutat e para. Rastin më të mirë e kishte Antovski, i cili goditi nga distance, por shtylla shpëtoi vendasit.

Në vijim, futbollistët tanë rritën presion ndaj Ishujve Faroe. Ajo rezultoi me gol në minutën e 55-të. Sulmuesi Marko Gjorgjievski për mrekulli u lirua nga kundërshtari dhe me të majtën e tij realizoi për 1:1. Maqedonia tentoi që të bëjë përmbysjen, por nikoqiri arriti të mbrohej në mënyrë përfekte dhe nuk lejonte hapësirë që të shënojmë.  

Në grupin H, Maqedonia pas tre ndeshjeve të luajtura, regjistron dy barazime dhe një humbje. Ndeshjen e radhës e kemi me 12 tetor ndaj Armenisë.

Eliminatore për EURO 2023:

Ishujt Faroe – Maqedoni 1:1 (1:0)

Maqedonia: Denkovski, Hajdari, Manev, Mladenovski, Antovski, Ferati, Vosha, Adem, Trajkovski, Rustemovski, Gjorgjievski;

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski 




   
   
Reprezentacioni A