Maqedonia U21 barazoi 1:1 me Serbinë në Qipro

Publikuar më 22 Ноември, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë zhvilloi edhe duelin e dytë kontrollues në Qipro, ku kundërshtar ishte përfaqësuesja e Serbisë.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski barazuan 1:1 me Serbinë, në një lojë të mirë në të cilën mund të pendohemi për rastet e humbura.

Marko Alçevski edhe një herë luajti një ndeshje të shkëlqyer, ai ndërhyri dy herë në pjesën e parë. Mario Ilievski pati rastin më të mirë për Maqedoninë, por nuk pati fat të shënonte. Në minutat e fundit të takimit, Luka Stankovski pati një mundësi të mirë për t'i sjellë fitoren Maqedonisë, por nuk arriti të shfrytëzoi mirë topin e dhënë nga Behar Feta.

Berat Kalkan shënoi në minutën e 20-të duke i dhënë epërsi Maqedonisë 1:0. Përfaqësuesja e Serbisë ka barazuar rezultatin në minutën e 45-të. Mitrovic ishte i saktë nga pika e bardhë.

Në minutën e 30-të, përfaqësueses së Maqedonisë nuk iu akordua penallti e pastër, pasi anësori Kalkan u ndal me faull në zonën e kundërshtarëve. 

Maqedonia barazoi 1:1 edhe ndaj Qipros në ndeshjen e parë kontrolluese.

Maqedonia: Alçevski, Despotovski, Ramadani, Stojçevski, Maksimov, Todorovski, Ramani, Krstevski, Malevski, Ilievski, Kalkan;

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;




   
   
Reprezentacioni A