Maqedonia U21 arriti fitore të rëndësishme për kualifikimet për KE

Publikuar më 08 Септември, 2020 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 arriti fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 në transfertën kundër Ishujve Faroe për kualifikimet për Kampionatin Europian dhe vazhdon luftën për pozitën e dytë në grup.

Ndeshja nisi me iniciativë për përfaqësuesen e Maqedonisë. Në minutat e parë përfaqësuesja jonë kishte dy raste, por pa finalizim. Iniciativa solli gol në minutën e 18-të, kur Daci goditi, ndërsa topi përfundoi te Ristovski që shënoi gol në pjesën e lartë të portës së Ishujve Faroe.

Vetëm një minutë më vonë, rast kishte edhe Todorovski, mbrojtësi jonë doli përpara zonës së reptësisë dhe goditi, por portieri Hence e devijoi topin në rëvënie këndore. Në 10-të minutat në vijim, loja u transferua në gjysmën e Maqedonisë dhe Ishujt Faroe ishte përfaqësuesja që kishte iniciativën e lojës. Për fatin tonë, Riste Jankov, ishte i matur dhe u tregua i suksesshëm në të gjitha sulmet e kundërshtarit.

Në gjysmën e pjesës së parë dy raste të mira me kokë i kishte Fazlagiq, por përfunduan skaj shtyllave. Maqedonia kishte epërsi minimale në pauzë, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Ristovski kishte rast të mirë, por gjuajtja e tij përfundoi në duart e portierit.

Blagoja Milevski me Toshevski rifreskoi lojën dhe në pjesën e fundit të ndeshjes,i sapoinkuadruari në lojë Ackovski shfrytëzoi mirë një rast dhe arriti gol për rezultat 0:2.

Tri minuta më vonë, Knudsen me një gjuajtje nga distance mposhti Jankovin dhe ngushtoi diferencën. Përfaqësuesja e Ishujve Faroe nuk u dorëzuan, vazhduan të kërkojnë golin e barazimit, por reprezentuesit tanëë nuk lejuan që kundërshtari të barazojë.

Maqedonia në raundin e radhës kualifikues do të luaj kundër Kazakistanit në transfertë, me ndeshjen që është përcaktuar të luhet në muajin tetor. 




   
   
Reprezentacioni A