Publikuar më 21 Септември, 2022 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Mura të Kroacisë, ku do të jetë pjesëmarrëse në turneun kontrollues të organizuar nga Federata kroate e futbollit.
Sot, futbollistët tanë të rinj kanë bërë stërvitjen e parë pas mbërritjes së tyre.
Portieri i përfaqësueses U21 të Maqedonisë dhe anëtar i Voska Sport, Ivan Nikolloski, ka ndarë pritshmëritë e tij para ndeshjes së parë me Shqipërinë.
“Është vërtetë një kënaqësi e madhe të jesh pjesëmarrës në një turne kaq të fortë ndërkombëtar, sado kontrollues të jetë. Ne bëjmë maksimumin në çdo stërvitje, punojmë shumë dhe me përkushtim. Atmosfera në përfaqësuese është e shkëlqyer, duam të vazhdojmë të arrijmë rezultate pozitive. Na presin dy ndeshje të vështira ndaj përfaqësueseve të forta si Shqipëria dhe Arabia Saudite. Filluam mirë, me dy fitore ndaj BiH. Urojë të fitojmë e turneut në Kroaci, për një rritje edhe më të madhe të vetëbesimit. Kemi kualitetin dhe potencialin për t'ia dalë mbanë të kualifikohemi në Kampionatin Evropian, që është synimi ynë kryesor. Ne do të jemi plotësisht të përgatitur për kualifikimet e ardhshme në muajin mars. Të gjithë funksionojmë shumë mirë në skuadër, e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, duke pasur parasysh që shumica prej nesh kemi qenë pjesë e përfaqësueses deri në 18 dhe deri në 19 vjeç, që në vetvete është avantazhi ynë i madh".
Përveç përfaqësueses sonë, në turneun e kontrollues do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Shqipërisë, Arabisë Saudite dhe Kroacisë.
Ndeshjen e parë e luajmë me Shqipërinë më 23 shtator. Tre ditë më vonë, ne do të luajmë kundër ekipit të Arabisë Saudite.