Maqedonia U21, Ali Adem: Objektivi jonë është tri pikë ndaj Ishujve Faroe

Publikuar më 06 Октомври, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot kishte stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Ishujt Faroe të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2023. Kundërshtari deri më tani në këto eliminatore ka tubuar 4 pikë, duke barazuar kështu edhe ndaj favoritit të grupit, Francën.

Reprezentuesi Ali Adem me padurim e pret ndeshjen e nesërme, ndërsa qëllimi është i qartë tek të gjithë futbollistët dhe ajo është të regjistrojmë fitoren e parë në këto eliminatore.

“Jemi maksimalisht të fokusuar për ndeshjen me Ishujt Faroe, me padurim e presim takimin e nesërm. Kishim kohë të mjaftueshme për tu përshtatur kushtet klimatike këtu dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen. Shkojmë hap pas hapi, besoj te bashkëlojtarët e mi, kemi cilësi dhe nëse luajmë sipas asaj që na thot seleksionuesi, do ta arrijmë qëllimin që të rikthehemi me tri pikë. Nuk do të jetë lehtë, në futbollin e sotëm nuk ka përfaqësuese të lehta, e njejta vlen edhe për grupën tonë. Ishujt Faroe janë një përfaqësuese e mirë, veçaranirisht kur luajnë në shtëpi. Luajmë në një stadium të vogël, me bar artificial, nuk do të jetë lehtë, por do të japim gjithçka nga vetja për të fituar tri pikë”.

Maqedonia nesër nga ora 15:00 në Klasvik do të luajë kundër Ishujve Faroe në kuadër të grupit H të eliminatoreve për kualifikim në Europianin 2023 që do të zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji. 




   
   
Reprezentacioni A