Maqedonia U19: Turne kualifikues në Shkup

Publikuar më 11 Ноември, 2022 Lajme, Deri më 19 vjet


Në periudhën prej 16 deri më 24 nëntor, përfaqësuesja U19 e Maqedonisë do të jetë nikoqire i mini turneut kualifikues (raundi i parë) në Shkup për t'u kualifikuar në fazën elitare kualifikuese për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Maltë në vitin 2023.

Maqedonia është në grupin 10 së bashku me përfaqësueset e Serbisë, Norvegjisë dhe San Marinos.

Ndeshjet kualifikuese në kuadër të grupit 10 do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” dhe në stadiumin në Gjorce.

Përfaqësuesja jonë e re hap turneun kundër Serbisë. Dueli është caktuar për më 17 nëntor në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” me fillim nga ora 13:00, të njëjtën ditë në stadiumin “Makedonija GJ.P” do të përballen Norvegjia dhe San Marino, ndërsa ndeshja do të fillojë nga ora 13:00.

Në xhiron e dytë të minikualifikimeve, më 20 nëntor, skuadra e përzgjedhur nga seleksionuesi Nexhat Shabani do të luajë kundër Norvegjisë (qendra stërvitore “Petar Milloshevski”), në ndeshjen e dytë Serbia do të përballet me përzgjedhjen e San Marinos. Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 13:00.

Në xhiron e tretë dhe të fundit, që është caktuar për me 23 nëntor, Maqedonia do të luajë kundër San Marinos, në ndeshjen e dytë do të luajnë Serbia dhe Norvegjia. Ndeshjet do të fillojnë në ora 13:00. 

Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Nexhat Shabani, ka thirrur futbollistët e mëposhtëm për turneun e ardhshëm kualifikues:

Portierë: Stefan Tasev (Makedonija GJ.P.), Naum Angelov (Slloga Vinica), Petar Jakimov (Rabotniçki);

Mbrojtjës: Enis Buqi (Kozhuf Gjevgjeli), Nikolla Pavleski (Slloga Vinica), Stefan Mladenovski (Babelsberger, Gjermani), Ardian Osmani (Grashopper, Zvicër), Davor Serafimov (Vardar), Sufijan Cajani (Shkupi);

Mesfushorë: Martin Gjorgievski (Akademia Pandev), Matej Angelov (Rabotnicki), Igor Janevski (Sileks), Mateo Sofianoski (Voska), Ardian Cilafi (Sampdoria, Itali), Arbnor Murati (Duisburg, Gjermani), Shaban Zenku (Borussia Munich, Gjermani), Leon Taskov (Bochum, Gjermani);

Sulmues: Mihail Talevski (Osijek, Kroaci), Dimitar Trajkov (Akademia Pandev), Dashmir Elezi (Shkëndija), Zani Nazifi (Shkendija);

Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Nexhat Shabani ka ndarë pritshmëritë e tij për turneun kualifikues në Shkup.

 - Në periudhën përgatitore kemi hasur në vështirësi të mëdha sa i përket futbollistëve. Në shumicën e ndeshjeve përgatitore, ne nuk i kemi pasur lojtarët tanë më të mirë.

- Turneu kualifikues që po presim është një mundësi e shkëlqyer që futbollistët të tregojnë të gjithë potencialin dhe cilësinë e tyre.

– Grupi është i vështirë, kundërshtarët janë mjaft të fortë, por nëse duam të luajmë futboll në nivel të lartë dhe të arrijmë një rezultat pozitiv, lojtarët duhet të japin maksimumin.

- Një disavantazh i madh është se nuk do ta kemi Guxhufin në dispozicion për këtë turne kualifikues për shkak të një dëmtimi. Nga lojtarët e thirrur të gjithë janë në dispozicion, përveç portierit Vasilev.

- Shpresoj që lojtarët e mi t'i përgjigjen mirë kësaj sfide. Pres që të luajmë futboll të mirë, me shumë dëshirë dhe sakrifica. Futbolli është sport ekipor, në ditët e sotme nuk ka kundërshtarë të lehtë, le të fitojë më i miri.

Grumbullimi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë është përcaktuar për më 13 nëntor (e diel), në ora 12:00.



   
   
Reprezentacioni A