Maqedonia U19 pëson humbje në kontrolluesen e parë me Bosnje Hercegovinën

Publikuar më 27 Февруари, 2024 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Bosnje Hercegovinës në Shkup.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski u mposhtën me rezultat 2:0.

Kundërshtari shënoi golin e parë në minutën e 43-të të takimit, kur përfitoi nga pakujdesia jonë dhe një gabim i portierit tonë. Golin e shënoi Muamer Hamzic.

Në minutën e 57-të, Niko Kovac arriti të driblojë disa lojtarë tanë dhe asistoi David Chamber i cili shënoi për 2:0. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.

Ndeshje kontrollues në Shkup;

Përfaqësueset deri në 19 vjeç;

Maqedoni - Bosnje Hercegovina 0:2 (0:1)

Maqedonia: Teodor Nikollovski, Andrej Arizankovski, Nikolla Veliçkovski, Fikret Livoreka, Dimitar Danev, Lupçe Xhekov, Lorik Muhtari, Hadis Tairi, Marko Stojilevski, Davor Serafimov, Lorik Kaba Jakupi;

Në pankinë: Petar Jakimov, Maksim Slavkov, Nikola Manojlov, Nikolla Taleski, Amir Nuhija, Andrej Velkov, Dino Miholov, Gjorgje Zhekov, Donart Bexheti;


Seleksionues: Toni Jakimovski;



   
   
Reprezentacioni A