Maqedonia U19 pëson disfatë minimale nga Serbia

Publikuar më 17 Ноември, 2022 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:1 nga Serbia në kuadër të xhiros së parë të mini turneut kualifikues për t'u kualifikuar në fazën elitare të eliminatoreve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Maltë në 2023.

Sulmuesi Marko Lazetiq ishte autor i dy golave për Serbinë në takimin e sotëm në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, golin e parë të Serbisë e shënoi në minutën e 35-të nga penalltia, ndërsa në minutën e 80-të ngriti avantazhin në 2:0. 

Golin e vetëm për Maqedoninë e shënoi Zenku në minutën e 86-të të ndeshjes.

Skuadra e Nexhat Shabanit bëri një ndeshje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë, por mund të pendohet për disa raste të mira të humbura.

Në minutën e 43-të përfaqësueses së Maqedonisë iu anulua goli i shënuar nga Dashmir Elezi për të pozicionit jashtë loje. 

Mini turne kualifikues në Shkup, ekipet përfaqësuese deri në 19 vjeç;

Grupi 10;

Maqedoni - Serbi 0:1 (1:2);

Maqedonia: Tasev, Serafimov, Osmani, Mlladenovski, Pavlevski, Trajkov, Murati, Elezi, Angelov, Tashov, Çilafi;

Seleksionues: Nexhat Shabani;






   
   
Reprezentacioni A