Publikuar më 03 Декември, 2019 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë do të luajë në Grupin 5 me Çekinë, Danimarkën dhe Shqipërinë në eliminatoret për kualifikim në fazën Elite për Kampionatin Europian.
Përfaqësuesja e vendit kualifikimin në mesin e përfaqësueseve në Fazën Elite do ta kërkojë në turneun parakualifikues në Çeki prej 7 deri më 10 tetor të vitit 2020.
Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë (gjenerata 2002), Shkumbin Arsllani vlerëson se kemi shanse reale të sigurojmë një prej dy vendet e para në grup.
"Grupi në të cilin gjendemi nuk është më i vështiri, por aspak i lehtë. Kundërshtarët janë mjaft seriozë dhe vërtet duhet të përgatitemi mirë nëse duam të kalojmë në fazën Elite të kualifikimeve. Kemi mjaft kohë për analizë dhe përgatitje, ndërsa për mua me rëndësi është të jemi maksimalisht të përgatitur dhe me formacion të plotë. Danimarka është favorit, Çekia luan në terren vendas, por kjo për ne nuk ndryshon shumë gjëra në aspekt të qasjes. Do ta kërkojmë shansin tonë, ndërsa qëllimi është të jemi në mesin e dy përfaqësueseve më të mira që do të sigurojnë vend në fazën e ardhshme të eliminatoreve për Kampionatin Europian", deklaroi Shkumbin Arsllani.