Maqedonia U19 për femra në kamp stërvitor

Publikuar më 21 Август, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë për femra do të mbajë një kamp stërvitor në periudhën prej 19 deri më 23 gusht, nën udhëheqjen e seleksionuesit Astrit Merko, ku futbollistet do të përgatiten për sfidat e ardhshme që i presin.


Kampi stërvitor në Knezhino do të përdoret gjithashtu për të kontrolluar formën aktuale të futbollistive.


Seleksionuesi i përfaqësueses së re të Maqedonisë, Astrit Merko, ka vendosur që në këtë kamp stërvitor të ftojë këto emra:


Portiere: Kristina Pavloska (Shkëndija), Martina Siljanoska (Atletico);


Mbrojtja: Eda Dalipi (AS United), Matea Blazheska (Luboten), Slagjana Gjorgjieva (Tiveria), Iva Jovanoska (Luboten), Rona Rustemi (Shkëndija), Daria Stojçeska (Top Gol), Katarina Petkova (Istatov);


Mesfusha: Sara Mena (AS United), Mihaela Nastovska (Cevitana), Teodora Dalçevska (AC United), Anastasia Ilievska (Cevitana), Jovana Pavlovska (Cevitana), Melisa Dimitroska (Atletico), Iva Josifova (Tiveria), Mia Velinova (Shkupi), Diana Alushi (AS United), Ariana Ajdari (Homburg - Brothal, Gjermani), Nadica Geleva (Koçani);


Sulmi: Vesa Sela (AS United), Biljana Panesa (Tiveria);


Përfaqësuesja e Maqedonisë për femra e udhëhequr nga seleksionuesi Astrit Merko, në periudhën prej 16 deri më 26 shtator do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Sllovenia Cup”. Ky turne kontrollues do të jetë i fundit i përfaqësueseve tona të reja para fillimit të eliminatoreve.


Ndeshjet eliminatore të Maqedonisë U19, do të fillojnë më 20 tetor dhe do të zhvillohen në Armeni.



   
   
Reprezentacioni A