Publikuar më 04 Април, 2022 në Lajme, Deri më 19 vjet Femra
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë për femra do të merr pjesë në turneun eliminatorë të UEFA-së në Slloveni që do të zhvillohet nga 6 deri më 12 prill.
Maqedonia është në Grupin 2 të Ligës B, së bashku me përfaqësueset e Sllovenisë, Lihtenshtajnit dhe Moldavisë.
Ndeshjen e parë kundër Lihtenshtajnit e luajmë më 6 prill me fillim nga ora 17:30, tri ditë më vonë do të takohemi me Moldavinë në orën 17:30. Ndeshjen e fundit e luajmë kundër nikoqirëve të Sllovenisë më 12 prill me fillim nga ora 16:30.
Të tri ndeshjet e turneut eliminatorë do të luhen në stadiumin Portoval në Novo Mesto.
Seleksionuesi i Maqedonisë U19 për femra, Astrit Merko për këtë turne eliminator, ka ftuar këto futbolliste:
Portiere: Berna Kabakçi (Bergh, Holandë), Jana Luba Zvërlevska (Skopje 2014);
Mbrojtjëse: Aleksandra Jovanovska (Borec), Efimija Cuneva (Tiverija), Edina Sulejmani (Ass United), Ana Milchevska (Istatov 2015), Viktorija Nedeva (Tiverija), Mia Golovska (Skopje 2014), Sara Eftindzioska (Despina), Dijana Ristovska (Kamenica Sasa);
Mesfushore: Era Stebleva (Ass United), Radica Velkova (Tiverija), Angela Zafiroska (Despina), Kristina Mojsoska (Ass United);
Sulmuese: Jehona Veliu (Grasshopper Club Zurich, Zvicër), Tea Bozhinovska (Skopje 2014), Olivera Cokleska (Ass United), Bojana Petkova (Istatov 2015), Eda Dalipi (Ass United), Ivana Kuzmanovska (London Siti, Angli), Lora Sulejmani (PSG, Francë);