Publikuar më 21 Октомври, 2021 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë shënoi fitore bindëse kundër Ishujve Faroe në kuadër të xhiros së parë të turneut kualifikues që mbahet në Bjellorusi.
Futbollistet e reja të vendit luajtën shkëlqyeshëm dhe fituan bindshëm 3:0. Nikollovska në minutën e 33-të solli epërsi, ndërsa Bozhinovska në minutën e 74-t shënoi për 2:0. Rezultatin final 3:0 e vulosi Mojsoska në minutën e 87-të.
Ndeshjen e rradhës në grup Maqedonia U19 do ta zhvillojë më 23 tetor në orën 18:00 kundër Bjellorusisë.
MAQEDONIA: Kabakçi, Sulejmani, Milçevska, Nedeva, Jahji, Stableva, Mojsoska, Nikollovska, Velkova, Bozhinoska, Çokleska.