Maqedonia U19 në grup me Zvicrën, Ukrainën dhe Letonin për kualifikim në Europianin 2024

Publikuar më 07 Декември, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka mësuar kundërshtarët në raundin elitar të eliminatoreve për Kampionatin Europian, i cili do të mbahet në Irlandën e Veriut nga 15 deri më 25 korrik të vitit të ardhshëm.

Gjenerata e drejtuar nga seleksionuesi Toni Jakimovski është në grupin 7 me përfaqësueset e Zvicrës, Ukrainës dhe Letonisë.

Raundi kualifikues i Elitës do të luhet nga data 18 deri më 26 mars 2024.




   
   
Reprezentacioni A