Publikuar më 02 Ноември, 2021 në Lajme, Deri më 21 vjet Futsall
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në futsal sot ka
zhvilluar ndeshjen e parë në turneun eliminatorë në Gjibraltarë për kualifikim
në fazën Elite për Kampionatin Europian.
Lojtarët tanë të udhëhequr nga seleksionuesi Zoran Lekiq u mposhtën nga favorite i grupit, Mali Zi me rezultatin 2:0.
Autor të golave për kundërshtarin ishin Tafiq në minutën e 24-t dhe Leshkoviq në të 35-tën.
Maqedonia në këtë ndeshje 24 tentime te porta e kundërshtarit, 9 prej tyre përfunduan në kuadër të golit, ndërsa Mali Zi kishte më shumë se ne raste.
Maqedonia – Mali Zi 0:2
Maqedonia: Isa Fera, Antonioa Janev (k), Hristijan Mitev, Nikolla Ançevski, David Bllazhevski;
Në pankinë: Martin Cvetanovski, Stefan Petrushevski, Sufijan Çajani, Bojan Nedellkovski,Hristijan Grujevski, David Veljanovski, Dushko Paunoviq;
Seleksionues: Zoran Lekiq;
Përfaqësuesen tonë nesër e pret ndeshje tjetër në këtë turne eliminatorë: Në ndeshjen e fundit përballemi me nikoqirin, Gjibraltarin.
Përfaqësuesja e Malit të Zi mbrëmë regjistroi fitore edhe kundër Gjibraltërit me rezultat 6:3.
Në grupin B, Mali Zi mban kreun me 6 pikë, Maqedonia dhe Gjibraltari nuk kanë marrë ende pikë.