Maqedonia U19 në futsall do të luajë në turneun eliminatorë në Gjibraltar

Publikuar më 29 Октомври, 2021 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në futsal me 2 dhe 3 nëntor do të merr pjesë në turneun eliminatorë në Gjibraltar për kualifikim në fazën Elite të eliminatoreve për Kampionatin Europian.

Përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Zoran Lekiq do ti luajë dy ndeshje kundër Malit të Zi dhe nikoqirit Gjibraltarit.

Ndeshjen e parë do ta luajmë me 2 nëntor me Malin e Zi, duke nisur nga ora 17:00, ndërsa një ditë më vonë përballemi me Gjibraltarit nga ora 19:00.

Zoran Lekiq ka ftuar këto lojtarë:

Nikolla Ançevski (Zhelezarec), Isa Fera (Shkupi), Bojan Nedellkovski (Shkupi), Antonio Janev (Veles), Hristijan Mitev (Ovce Pole), Dushko Paunoviq (Klimi), Stefan Grujevski (Klimi), Martin Cvetanovski (Zhelezarec), Sufijan Çajani (Zhelezarec), David Veljanovski (Shkupi), David Bllazhevski (Veles), Stefan Petrushevski (Zhelezarec), Arben Asani (Arben Bajrami);

Zoran Lekiq, seleksionuesi i përfaqësueses së futsallit U19 të Maqedonisë:

“Do të tentojmë të kalojmë në fazën e radhës të eliminatoreve, do të jetë e vështirë, por besojmë. Problem sjell fakti që më herët nuk kemi luajtur asnjë ndeshje kontrolluese. Ky është grumbullimi jonë i parë në krahasim me përfaqësuesen e Malit të Zit ë cilët tashmë kanë luajtur 10 ndeshje kontrolluese. Por ashtu siç thashë, nuk do të dorëzohemi dhe besojmë në vete dhe në ekipin që kemi nëse dëshirojmë rezultate pozitive”. 




   
   
Reprezentacioni A