Publikuar më 03 Ноември, 2021 në Lajme, Deri më 21 vjet Futsall
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në futsal sot me fitore
i ka mbyllur garat në turneun eliminatorë për kualifikim në fazën Elite për
Kampionatin Europian.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit, Zoran Lekiq në një ndeshje interesante arritën të marrin fitore me rezultat 4:2 përballë nikoqirit të turneut, Gjibraltarit.
Kundërshtari arriti i pari që të hap rezultatin, falë golit të El Jetefti. Maqedonia barazoi në 1:1 përmes Janev. Përmbysjen ekipi jonë përfaqësues e realizoi me anë të Ançevskit. Për 3:1 ngriti epërsin Bllazhevski, ndërsa golin e katërt për Maqedoninë e shënoi Çajani.
Gjibraltari deri në fund të ndeshjes arriti vetëm të ngushtojë diferencën në 4:2 me anë të Maraçes.
Maqedonia regjistroi 26 tentime, 8 prej tyre në kaudër të portës, përderisa Gjibraltari tentoi 37 herë për gol.
Pas zhvillimit të të gjitha ndeshjeve në grupin B të turneut, përfaqësuesja e Malit të Zi mori vendin e parë me pikë maksimale. Maqedonia përfundoi e dyta, ndërsa Gjibraltari e mbylli këtë turne pa asnjë pikë të fituar.
Përfaqësuesja e Malit të Zi i vazhdon garat në fazën tjetër të eliminatoreve për Kampionatin Europian.
Maqedonia: Isa Fera, Antonio Janev, Hristijan Mitev, Nikolla Ançevski, David Bllazhevski;
Në pankinë: Martin Cvetanovski, Stefan Petrushevski, Sufijan Çajani, Bojan Nedellkovski, Stefan Grujevski, David Veljanovski, Dushko Paunoviq;
Seleksionues: Zoran Lekiq;