Maqedonia U19 mundet nga Zvicra në turneun eliminator në Shkup

Publikuar më 23 Март, 2024 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:0 nga Zvicra në ndeshjen e xhiros së dytë të turneut minikualifikues (faza elitare) për kualifikim në Kampionatin Europian.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski patën shanset e tyre në këtë ndeshje, por realizimi mungoi. Kundërshtari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer taktikisht, pa i lënë shumë hapësirë ​​futbollistëve tanë sulmues. Nikolla Veliçkovski, Lorik Kaba dhe Martin Gjorgievski ishin lojtarët që më së shpeshti kërcënuan portën e Zvicrës.

Në të dyja pjesët u shënua nga një gol. Kapiteni Junior Luke në minutën e 12-të e kaloi në avantazh 1:0 Zvicrën, duke përfituar nga pakujdesia e lojtarëve tanë. Maqedonia u mundua shumë në pjesën e parë, por ishte e vështirë të gjente hapësira për të finalizuar.

Në vazhdim të takimit, në minutën e 80-të, Stojilevski bëri faull në zonën e tonë të rreptësisë dhe arbitri arkordoi penallti. I sigurt nga penalltia ishte Romeo Benay, i cili shënoi shifra finale 2:0.

Turneu minikualifikues (faza elitare), qendra stërvitore “Petar Milloshevski”;

Përfaqësueset deri në 19 vjeç;

raundi i parë;

Maqedoni - Zvicër 0:2 (0:1);

MAQEDONIA: Petar Jakimov, Andrej Velkov, Gjorge Xhekov, Marko Stojilevski, Lorik Kaba, Adrian Zendelovski, Martin Gjorgjievski, Dimitar Danev, Andrej Arizankoski, Teodor Nikollovski, Nikolla Veliçkovski;

Në pankinë: Lupçe Xhekov, Lorik Muhtari, Daniel Markovski, Zani Nazifi, Davor Serafimov, Valon Aliji, Hakia Canoski;

Seleksionues: Toni Jakimovski;

Në ndeshjen e dytë të programit të sotëm, në stadiumin e Gjorçe Petrov, Ukraina ka shënuar fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues, duke triumfuar ndaj Letonisë me rezultat 3:0.

Në turin e tretë dhe të fundit, Zvicra dhe Ukraina do të vendosin në një duel të drejtpërdrejtë për vendin e parë dhe kush do të kalojë në Kampionatin Evropian. Maqedonia ndaj Letonisë do të tentojë të arrijë fitoren e parë në këto eliminatore në fazën elitare.





   
   
Reprezentacioni A