Publikuar më 24 Март, 2018 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka pësuar disfatë me
rezultat 3:4 nga Hungaria në ndeshjen e xhiros së dytë të turneut elitarë për
kualifikim në Kampionat Europian për futbollistë të moshës deri 19 vjeç.
Shpresat e vendit zhvilluan përballje shumë cilësore, duke krijuar mundësi të
shumta shënimi, mirëpo mosrealizimi i shanseve bëri që hungarezët e disiplinuar
të marrin fitoren dhe tre pikët. Rezultati u zhbllokua në minutën e 4-t kur Mocsi
priti mirë një top të dëbuar nga shtylla për epërsi 0:1 të miqve. Maqedonia
gjeti barazimin në minutën e 12-të kur Atanasov harkoi në zonë, ndërsa Bojan
Kolevski me kokë shënoi për 1:1. Në minutën e 36-të tjetër gol për miqtë, kur
Schon realizon për 1:2. Në pushim ekipet shkuan me barazim 2:2, pasi që
Mitrovski arriti të shënojë në çastet e fundit të pjesës së parë. Maqedonia U19
sulmonte vazhdimisht në të dytën duke humbur disa mundësi, prej të cilave më e
mira ajo e Atanasovit nga penaltia. Gjithsesi djemtë e Stanojkoviçit gjetën epërsinë
3:2 në minutën e 64-t kur shënoi Kolevski. Miqtë u rikthyen të barazimi 3:3
pasi Lustyik goditi saktë nga pika e bardhë, ndërsa fitoren e hungarezëve të
rinjë e siguroi Beardi në minutën e 82-ë kur shënoi për 3:4.
Maqedonia U19 nuk mundi të rikthehet deri në fund, duke pësuar humbjen e dytë në kuadër të raundit elite për kualifikim në Kampionatin Europian, me çka humbi gjithë shansat për kualifikim.
MAQEDONI U19-HUNGARI U19 3:4 (2:2)
MAQEDONIA U19: H. Stevkovski, T. Todoroski, M. Manevski, A. Rufati, F. Trajanovski, E. Elmas, J. Atanasov (Stojçevski 78’), D. Mitrovski (Çurlinov 71’), E. Fazlagiç, K. Trapanovski, B. Kolevski (M. Ferukoski 82’).
Seleksionues: V. Stanojkoviç
HUNGARIA U19: B. Bese, G. Bolla, M. Berdo (R. Kiliti 30’), A. Mocsi, M. Krebsz, S. Schön, T. Kiss (Z. Bevardi 76’), A. Schafer (M. Majer 62’), B. Banó-Szabó, L. Lustyik, N. Kundrak,
Seleksionues: A. Nemeth