Maqedonia U19 mundet nga Franca në turneun eliminatorë në Shqipëri

Publikuar më 13 Ноември, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka humbur 2:0 nga Franca në xhiron e dytë të turneut eliminatorë për fazën Elite që po zhvillohet në Shqipëri.

Franca regjistroi fitoren e dytë në këto eliminatore dhe me plot meritë arriti të sigurojë një vend në fazën Elite.

Fituesi u vendos që në 25-të minutat e para. Abline në minutën e 14-t solli epërsi për francezët. Në 2:0 ngriti epërsinë Virxhinius në minutën e 25-të. Ky rezultat ishte edhe përfundimtar i kësaj ndeshje.

Maqedonia për herë të dytë pësoi disfatë në këto eliminatore. Me 16 nëntor do ta zhvillojmë ndeshjen e fundit në këtë turne kundër Shqipërisë.

Francë – Maqedoni 2:0 (2:0)

Maqedonia: Stefan Tasev, Samet Rexhepi, Reshat Ramadani, Zufer Shaini, Behar Feta, Xhemil Jahiji, Dashmir Elezi, Oktaj Rakipi, Gordijan Hristovski, Antonio Jankullovski, Jane Kërstevski; 




   
   
Reprezentacioni A