Publikuar më 29 Јануари, 2021 në Lajme
Maqedonia U19 është mundur bindshëm 4:0 nga Bullgaria U19 në një ndeshje testuese e zhvilluar në Antalia të Turqisë.
Pa gjashtë lojtarë standardë (Luka Stankovski, Metodi Maksimov, Dimitar Todorovski, Mario Ilievski, Kristijan Tasevski dhe Berat Kalkan), të cilë shkaku i angazhimeve në klubet e tyre nuk janë kyçur në këto përgatitje, përfaqësuesja e re e vendit nuk mundi t’i kundërvihet më seriozisht Bullgarisë. Hendikem shtesë për seleksionuesin Arsllani ishte mungesa e Luan Abazit i cili u dëmtua në stërvitjen e djeshme.
Në minutën e 34 Trifonov hapi rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë i njejti futbollist çoi shifrat në 2:0. Rezultatin final 4:0 e vulosi Sirakov që shënoi golin e tretë dhe të katërt për Bullgarinë U19.
MAQEDONIA U19: Stefan Mitrev, Filip Kostovski, Slave Markoski, Martin Veliçkoviq Radulloviq, Viktor Krstevski, Ivan Nikolov, Zufer Shajini, Behar Feta, Oktaj Rakipi, Arda Okan, Faton Ademi.
Në pankinë: Novakov, Nikolov, Gjurovski, Fetai, Terziev, Ramani, Ignjatov, Trajanksko, Arifi, Abazi, Xhemaili, Petejçuk, Mushe.
Seleksionues: Shkumbin Arsllani