Maqedonia U19 mori pjesë në turneun ndërkombëtar në Slloveni

Publikuar më 09 Септември, 2021 Lajme


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë e udhëhequr nga seleksionuesi Dashmir Beari në periudhën nga 1 deri më 7 shtator ishte pjesë e turneut ndërkombëtar për futbollist deri më 19 vjeç në Slloveni.

Futbollistët tanë në këtë turne zhvilluan tre ndeshje të forta kundër nikoqirit Sllovenisë, Arabisë Saudite dhe Sllovakisë.

Ndeshjen e parë e zhvilluam me 2 shtator kundër Sllovenisë. Maqedonia kishte epërsi prej 2:0 dhe 3:1, por në fund u mundëm me rezultatin 4:3. Andrej Stojçevski dhe Dashmir Elezi ishin autor të golave për ekipin tonë U19. Goli i tretë ishte autogol. Ai që u dallua në këtë ndeshje te përfaqësuesja jonë ishte edhe portieri Goce Jovçev, i cili arriti të pret penallti dhe kishte disa intervenime të shkëlqyera.

Në xhiron e dytë, Maqedonia luajti kundër Arabisë Saudite. Në këtë sfidë reprezentuesit tanë kishin epërsi prej 1:0 (Andrej Stojçevski), por në fund Arabia Saudite arriti të barazojë për shifrat finale 1:1. Në këtë ndeshje lëndim të rëndë mori autori i golit Stojçevski që pësoi thyerje të dorës.

Ndeshjen e fundit e luajtëm kundër Sllovakisë. Ndeshja u mbyll me rezultat identik si me Arabinë Saudite, 1:1. Reprezentuesit tanë dominuan në të gjithë takimin, ishin më të mirë se kundërshtari, krijuan shumë raste, shënuan gol përmes Behar Fetës, por në fund nuk arritën që ti gëzohen fitores.

Dashmir Beari – seleksionues i përfaqësueses U19 të Maqedonisë:

- “Jam i kënaqur me lojën e treguar, mendoj që rezultati nuk e përshkruan pamjen reale të asaj që ndodhi në fushë. Në disa momente kishim rënie të përqendrimit dhe mendoj se kjo na kushtoi shumë në këto tre ndeshje. Dua të shfrytëzoj rastin që ti dëshiroj shërim të shpejt futbollistit tonë, Andrej Stojçevskit i cili pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen me Arabinë Saudite”.  

Përfaqësuesja jonë në tetor do të luajë dy ndeshje kontrolluese kundër Turqisë si përgatitje për turneun eliminatorë në muajin nëntor. 




   
   
Reprezentacioni A