Maqedonia U19 merr fitore në ndeshjen e parë të turneut kualifikues, mund Poloninë

Publikuar më 11 Октомври, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë e ka nisur në mënyrë fantastike turneun kualifikues për lojtarët nën 19 vjeç, duke mundur Poloninë në ndeshjen e parë.

Përzgjedhësit e seleksionuesit, Toni Jakimovski zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe arritën të marin një fitore mjaft të rëndësishme ndaj mikpritësit të turneut kualifikues.

Kundërshtari nuk e kishte idenë për lojën tonë të mirë, kishte një penallti në favor të tyre, por nuk arriti ta finalizojnë në gol. Në fund Maqedonia me meritë festoi triumfin 2:0.

Veliçkovski shënoi në minutën e 12-të për avantazhin e Maqedonisë 1:0, ndërsa shifrat finale 2:0 i vendosi Elmas në minutën e 70-të.

Në raundin e dytë kualifikues, i cili është caktuar për 14 tetor në orën 15:30, do të luajmë kundër Gjermanisë.

Maqedonia: Xhekov, Stojilevski, Markovski, Xhekov, Bamijoko, Zendelovski, Feta, Elmas, Gjorgjievski, Veliçkovski;

Seleksionues: Toni Jakimovski;




   
   
Reprezentacioni A