Publikuar më 27 Март, 2019 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja
U19 e Maqedonisë ka shënuar fitore dhe barazim në takimet miqësore me Shqipërinë
U19 të zhvilluara në Korçë dhe Ohër.
Ndeshja e parë në Korçë u mbyll baraz 1:1. Dimitar Todorovski shënoi për epërsi të Maqedonisë U19, ndërsa Armando Broja barazoi në pjesën e dytë.
Ndërkohë në terren vendas në Ohër shpresat e vendit fituan 2:1. Jeton Dauti dhe Agon Elezi realizuan për Maqedoninë U19, duke përmbysur pas epërsisë së Shqipërisë 19’ që avansoi me anë të Brojës në minutën e nëntë.
Pas dy testeve me Shqipërinë, seleksionuesi i Maqedonisë U19 Goran Staniq është shprehur i kënaqur me performansën e skuadrës.
“Jam i kënaqur me qasjen e futbollistëve dhe mënyrën si zhvilluam këto dy ndeshje. Kemi treguar pjekuri në lojë dhe me meritë kemi shënuar fitore në takimin e dytë edhe pse nuk do të ishte e pamerituar edhe nëse fitonim në Korçë. Shqipëria ka përfaqësuese të fortë, me shumë lojtarë që luajnë jashta vendit, mirëpo ne gjithsesi ne ishim në nivel të detyrës. Me lojë të disiplinuar dhe pa frikë në duele vlerësoj se ishim në nivel”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë U19, Goran Staniq.
SHQIPËRI U19-MAQEDONI U19 1:1 (0:1)
(0:1 Dimitar
Todorovski 17’; 1:1 Armando Broja 54`)
MAQEDONIA U19: Matej Andov, Georgie Jankulov
(Ersen Hajdari 79’), Vane Tasevski, Bojan Dimovski (Bozhidar Mitrevski 79’), Jeton
Dauti, Agon Elezi, Dimitar Todorvoski (Ramin Ali 89’), Arbi Vosha (Suhejl
Muarem 63’), Kire Trpçevski (Metodi Maksimov 46’), Kushtrim Tairi, Xhemal
Ibishi;
MAQEDONI 19-SHQIPËRI U19 2:1 (1:1)
(0:1 Armando
Broja 9’; 1:1 Jeton Dauti 40’, 2:1 Agon Elezi 53’)
MAQEDONIA U19: Matej Andov, Vane Tasevski, Bozhidar Mitrevski
(Georgie Jankulov 77’), Bojan Dimovski, Jeton Dauti, Agon Elezi, Dimitar
Todorovski (Arbi Vosha 36’), Ramin Ali (Ardit Demiri 82’), Ersen Hajdari
(Metodi Maksimov 77’), Xhemal Ibishi, Suhejl Muarem (Kushtrim Tairi 82’);