Maqedonia U19 kualifikohet në fazën elite të eliminatoreve për KE

Publikuar më 19 Ноември, 2019 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë e ka mundur Luksemburgun me rezultat 3:0, Bosnja dhe Hercegovina humbi 4:1 nga Anglia dhe për shkak goldiferencës më të mirë, Maqedonia siguroi kualifikim në fazën elite në kualifikimeve për Kampionati Europian.

Në xhiron e fundit të turneut eliminator të cilin e organizuam në Shkup, përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Goran Staniq e fitoi Luksemburgun me shfira 3:0.

Shpresat e Maqedonisë shënuan dy gola në minutat e fundit të pjesës së parë. David Toshevski në minutën e 44-t zhbllokoi shifra, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë Arbi Vosa ngriti epërsinë në 2:0. Më herët, Elezi dhe Toshevski kishin tentime për gol, por nuk ishin të saktë.


Në pjesën e dytë, Murati shënoi golin e tretë, i cili vlejti për kualifikim në elitë, kur më Anglia kishte avantazh 4:1 ndaj boshnjakëve në stadiumin në Gjorçe Petrov.

Maqedonia barazoi pa gola me Bosnjë dhe Hercegovinën në xhiron e parë, ndërsa pastaj humbëm nga Anglia. Anglezët me 9 pikë maksimale janë në vendin e parë, Maqedonia e dyta me katër pikë, por me gol-diferencë më të mirë se Bosnja dhe Hercegovina që e mbyll ciklin me 4 pikë dhe Luksemburgu me tre humbje përfundon në vendin e fundit.


MAQEDONIA U19: 1. Matej Andov, 2. Georgie Jankulov, 3. Bojan Dimovski, 4. Jeton Dauti (65’ Suhejl Muharemi), 5. Bozhidar Mitrevski, 6. Aleksandar Gjurkovski, 7. Abdulvahid Murati, 8. Agon Elezi, 9. David Toshevski, 11. Metodi Makesimov, 16. Arbi Vosa;




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A