Publikuar më 02 Јуни, 2021 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja
U19 e Maqedonisë ka humbur ndeshjen kontrolluese me rezultat minimal 1:0 nga përfaqësuesja
e Bullgarisë në fushë mysafire.
Në kompleksin sportiv, ‘Pravec’, të përzgjedhurit e seleksionuesit Mario Vujoviq nuk arritën të shfrytëzojnë disa raste të mira. Në fillim të pjesës së parë, Kocev gjuajti nga 16 metra, por portieri vendas intervenoi bukur, duke mbajtur të paprekur portën e tij. Rast tjetër të mirë lëshuam në minutën e 36-të të ndeshjes. Emir Saitovski kishte rast të mirë, por fati nuk ishte në anën e tij për të shënuar golin. Në pushim të pjesës së parë shkuam me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë, përfaqësuesja e Bullgarisë shfrytëzoi një shpërqëndrim në mbrojtjen tonë dhe avansuan me 1:0. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi. Maqedonia bëri presion ndaj vendasve, kishte dominimin deri në fund të takimit, por nuk gjeti mënyrën për të shënuar golin e barazimit.
MAQEDONIA: Stefan Mitrev, Oktaj Rakipi, Behar Feta, Kristijan Taseski, Aleksandar Kocev, Dashmir Elezi, Lubçe Kudev, David Bosheski, Xhemil Jahiji, Samet Rexhepi, Emir Saitoski;