Publikuar më 11 Октомври, 2021 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka humbur 4:0 nga
Turqia në ndeshjen e dytë kontrolluese. Në kampin stërvitor “Petar Milloshevski”,
futbollistët nuk luajtën mirë në krahasim me ndeshjen e parë kontrolluese.
Përfaqësuesja e Turqisë që nga fillimi imponoi lojën e saj, ndërsa në minutën e 22-të shkoi në epërsi me golin e Celtik. Në të 39-tën Demir shënoi golin e dytë.
Në vijim kundërshtari realizoi edhe dy gola tjerë. Celtik gjeti rrjetën për herë të dytë, duke çuar shifrat në 3:0, ndërsa Abaj në të 71-tën vulosi rezultatin final 4:0.
Maqedonia: Stefan Tasev, Lupçe Kudev, Gregori Davkov, Reshat Ramadani, Behar Fati (k), Oktaj Rakipi, Vane Kërstevski, Dashmir Elezi, Emir Saitoski, Kristijan Taseski, Ardijan Çilafi;
Seleksionues: Dashmir Beari;