Maqedonia U19 humb dy testet me Azerbejxhanin në Antali

Publikuar më 27 Јануари, 2020 Lajme


Maqedonia U19 u mund nga moshatarëte Azerbejxhanit edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur në Antali të Turqisë. Pas humbjes 2:0 në takimin e parë, tani të rinjtë e vendit u mundën 2:1 me përmbysje në pjesën e dytë. Ilievski në minutën e 33-të shënoi për epërsi të Maqedonisë, ndërsa në pjesën e dytë Azerbejxhani ndëshkoi huqjet dhe me golat e shënuar në minutat 77-të dhe 90-të siguruan fitore 2:1. Vlen të ceket se Behar Feta nga rradhët tona nuk shfrytëzoi disa mundësi të shkëlqyeshme, ndërsa shanse të pastërta nuk realizuan Stankovski dhe Ilievski.  

Maqedonia U19 u mund me rezultat 2:0 nga Azerbejxhani në ndeshjen e parë kontrolluese të luajtur në Antalia të Turqisë. Kundërshtari u shfaq dominues në pjesën e parë kur edhe realizoi dy golat (minutat 15 dhe 22). Maqedonia U19 në vazhdim dominoi, krijoi disa mundësi të mira për gol, ndërsa më afër realizimit shkuan Fetai dhe Behar Feta, por pa mundur të gjejnë rrjetën.

MAQEDONIA U19: Kitanovski, Jankullovski, Jakupi, Nikolov, Krstevski, Feta, Trajanovski, Ignjatov, Çerkezi, Ilievski dhe Fetai.

Luajtën edhe: Dalipi, Taseski, Ademi, Kalkan, Ramani, Imeragiq, Terziev dhe Stankovski.

Seleksionues: Shkumbin Arsllani



   
   
Reprezentacioni A