Publikuar më 20 Ноември, 2022 në Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë humbi bindshëm 6:2 nga Norvegjia në ndeshjen e xhiros së dytë të mini turneut kualifikues (raundi i parë) për t'u kualifikuar në fazën elitare të eliminatoreve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Maltë në vitin 2023.
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” pamë një ndeshje emocionuese me lojë të hapur nga të dyja palët dhe tetë gola të shënuar. Norvegjezët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 4-të dhe arritën të festojnë një fitore bindëse.
Skuadra e seleksionuesit, Nexhat Shabani e hapi mirë ndeshjen. Në fillim të minutës së 6-të arritëm të kalojmë në epërsi 1:0. Shaban Zenku ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë. Kundërshtari u konsilodua shpejt, imponoi lojën dhe ritmin e vet dhe brenda periudhës 10-16 minuta arriti të shënonte dy gola me Noosa dhe Aroen për avantazh 2:1. Trajkov arriti të barazojë rezultatin në minutën e 20-të. Norvegjezët shënuan edhe dy gola të tjerë në fund të pjesës së parë. Me golin e dytë në minutën e 32-të, Nusa ka sjellë sërish në avantazh Norvegjinë dhe Aroen ka shënuar për 4:2.
Në vazhdim përfaqësuesja norvegjeze shënoi edhe dy gola të tjerë, të cilët konfirmuan fitoren bindëse në takimin e sotëm. Eng shënoi në minutën e 57-të për avantazhin 5:2. Goli i gjashtë për Norvegjinë ishte vepër e Gjengaar në minutën e 70-të.
Maqedonia: Tasev, Janevski, Buki, Mlladenovski, Çajani, Gjorgievski, Murati, Angelov, Zenku, Çilafi, Trajkov;
Seleksionues: Nexhat Shabani;