Maqedonia U19: Goran Stanovski publikon listën për turneun kualifikues në Çeki

Publikuar më 06 Ноември, 2018 Lajme, Deri më 19 vjet


Maqedonia U19 prej 14 deri më 20 nëntor në Kromeric të Çekisë do të luhet turneu kualifikues për hyrje në Fazën Elite të UEFA-së. Përfaqësuesja jonë është në grup me Çekinë, Kroacinë dhe Luksemburgun.

Ndeshjen e parë Maqedonia do ta luajë më 14 nëntor kundër Kroacisë, më 17 nëntor luhet ndeshja me Çekinë, ndërsa dueli i fundit me Luksemburgun luhet më 20 nëntor. Vend në Fazën Elite të kualifikimeve për Kampionat Evropian dy përfaqësueset më të mira të secilit grup.

Seleksionuesi i Maqedonisë U19, Goran Stankovski për turneun në Kromeric të Çekisë ka ftuar këta futbollistë:

MAQEDONIA U19:
Portierë: Bojan Timevski (Sasa Kamenicë), Stefan Jakimovski (Nju Stars), Metodija Velkovski (Vardar);
Mbrojtës: Zoran Ivanovski (Akademia Pandev), Hristijan Dimov (Inter Zapreshiq-Kroaci), Filip Antovski (Vardar), Xhejmi Perçevski (Fortuna Dyseldorf-Gjermani), Stefan Simonovski (Genç Kalemler), Stefan Naumçevski (Vardar);
Mesfushorë: Besnik Ferati (Partizan-Tiranë), Anes Osmanoski (Unterahing-Gjermani), Tomçe Grozdonovski (Trençin-Sllovaki), Ali Adem (Vardar), Enis Fazllagiç (Zhilina-Sllovaki), Aleks Talevski (Vardar);
Sulmues: Jakup Berisha (Vardar), Mario Naumoski (Pobeda), Suhel Muaremi (Shkupi), Marko Gjorgievski (Borec), Bojan Kolevski (Borec), Darko Çurlinov (Keln-Gjermani).

Besoj në futbollistët dhe jam i bindur se do të japing gjithçka nga vetja për të luftuar për kualifikim në fazën e ardhshme. Kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u njohur mes veti dhe të përgatitemi për sfidën që bart ky turne. Zhvilluam dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueseve shumë të forta Polonisë dhe Anglisë dhe besoj se kjo përvojë do të na shërbejë për ndeshjet që pasojnë. Qëllimi ynë është kualifikimi në një prej dy vendeve të para edhe pse favoritë kryesorë sipas cilësisë dhe rejtingut janë Çekia dhe Kroacia. Mirëpo ne kemi individë të shkëlqyeshëm në përbërje, mirëpo patjetër kolektivin ta kemi në plan të parë nëse duam të shënojmë rezultate pozitive. Do të tentojmë ta bëjmë pikërisht këtë, të jemi të bashkuar dhe të besojmë në kualifikim në fazën tjetër”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë U19, Goran Stankovski. 



   
   
Reprezentacioni A