Maqedonia U19 fiton vendin e dytë në Kupa e federatave Letonia 2018

Publikuar më 10 Септември, 2018 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë me është renditur në vendin e dytë të turneut ndërkombëtarë “Kupa e federatave Letonia 2018”, ku përveç Maqedonisë morrën pjesë edhe përfaqësuesja vendase, si dhe Ukraina dhe Ishujt Faroe.
Maqedonia U19 në ndeshjen e sotme shënoi fitore 1:0 përballë Ishujve Faroe. Golin e vetëm të vlefshëm fitore e shënoi Ensar Luma në minutën e 90-të të ndeshjes. Kjo ishte fitorja e dytë për përfaqësuesen U19 në turneun në Letoni, pasi paraprakisht u mund 2:1 Letonia me dy golat e shënuar nga Bojan Kolevski. Humbja e vetme erdhi nga Ukraina që fitoi me shifrat 2:0. Pikërisht ukrainasit fituan vendin e parë në këtë turne me 9-të pikë maksimale, ndërsa Maqedonia U19 u ndal në vendin e dytë me 6 pikë (dy fitore dhe një humbje). 

MAQEDONIA U19 – ISHUJT FAROE 1:0 (0:0)
Golashënues: Ensar Luma minuta e 90-të
MAQEDONIA U19: Timevski, Dodevski, Ivanovski, Naumçevski, Dimov, Adem, Grozdanovski, Taleski, Kolevski, Gjorgjievski, Berisha.
Luajtën edhe: Luma, Antovski, Osmanoski, Simonovski, Ferati, Naumoski dhe Trpçevski.
Seleksionues: Goran Stankovski



   
   
Reprezentacioni A