Maqedonia U19 fiton ndaj Bosnje Hercegovinës në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 29 Февруари, 2024 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” e luajti ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Bosnje Hercegovinës. 

Përzgjedhësit e seleksionuesit Toni Jakimovski arritën të marrin fitoren 2:0 në një lojë interesante dhe emocionuese.

Futbollistët tanë zhvilluan një ndeshje shumë më të mirë në krahasim me ndeshjen e parë kontrolluese të luajtur ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve dhe arritën të hakmerren për humbjen.

Golat u shënuan në pjesën e dytë. Lorik Kaba Jakupi gjuajti pikërisht në minutën e 52-të për avantazhin e Maqedonisë 1:0. Në minutat e fundit të ndeshjes, Fikret Livoreka shënoi për shifra finale 2:0.

Duel kontrollues në Shkup;

Përfaqësueset deri në 19 vjeç;

Maqedoni - Bosnje Hercegovinë 0:0 (2:0);

Maqedonia: Petar Jakimov, Maksim Slavkov, Teodor Nikolovski, Nikolla Manojlov, Andrej Arizankoski, Nikola Veliçkovski, Amir Nuhija, Gjorgje Xhelov, Marko Stojilevski, Donart Bexheti, Lorik Kaba Jakupi;

Në pankinë: Nikola Taleski, Fikret Livoreka, Andrej Velkov, Dimitar Danev, Lupçe Xhekov, Lorik Muhtari, Dino Miholov, Hadis Tairi, Davor Serafimov;

Seleksionues: Toni Jakimovski;

Takimi i parë kontrollues mes këtyre dy përfaqësueseve ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat 2:0.

Këto dy ndeshje kontrolluese me Bosnjën dhe Hercegovinën ishin testi i fundit i futbollistëve tanë të rinj para fillimit të fazës elitare kualifikuese në mars për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Gjenerata e drejtuar nga seleksionuesi Toni Jakimovski është në grupin 7 me përfaqësueset e Zvicrës, Ukrainës dhe Letonisë.

Raundi kualifikues i Elitës do të luhet nga data 18 deri më 26 mars 2024.



   
   
Reprezentacioni A