Maqedonia U19 fiton minimalisht Gjeorgjinë në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 14 Август, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë arriti të regjistroj një fitore minimale ndaj Gjeorgjisë në kuadër të ndeshjes së dytë kontrolluese të luajtur në Shkup. 

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, futbollistët tanë të rinj zhvilluan një lojë cilësore, shumë më të mirë se ndeshja e parë, duke krijuar raste dhe në fund morën fitore të merituar.

Në 45 minutat e para, dy përfaqësueset zhvilluan një lojë të vështirë, me shumë kujdes dhe një luftë taktike në mesin e fushës.

Në vazhdim të përzgjedhurit e seleksionuesit, Toni Jakimovski e rritën ritmin, imponuan vetiniciativën dhe ishin shumë më të vendosur në sulm, për dallim nga kundërshtari ynë. Nazifi pati një mundësi të shkëlqyer në minutën e 55-të të ndeshjes, por gjuajtja e tij u ndal në mënyrë fantastike nga portieri mysafir. Ndeshjen më të mirë e kurorëzuam me gol në minutën e 66-të. Shënues i golit kryesor dhe të vetëm të takimit ishte Danev, i cili shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer pasimin e mirë të Nazifit. Në minutën e 67-të mysafirët morën penallti, por Jakimov ishte në nivelin e detyrës, i cili arriti të pritë goditjen nga 11 metra. Në minutën e fundit të ndeshjes Mitrov pati një rast të mirë, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën kundërshtare.

Maqedonia: Petar Jakimov, Andrej Arizankovski, Lorik Kaba Jakupi, Marko Stojilevski, Maksim Slavkov, Amir Nuhija, Zani Nazifi, Teodor Nikolovski, Dimitar Danev, Nikola Veliçkovski, Gjorgji Xhekov;

Në pankinë: Hadis Tairi, Aleks Mitrov, Ljupçe Xhekov, Indrit Shaqipi, Hristijan Stojanovski, Altin Nuredinovski, Matej Mitrevski, Dino Miholov, Aleksandar Bogdanovski, Fikret Livoreka;

Seleksionues: Toni Jakimovski;





   
   
Reprezentacioni A