Publikuar më 04 Април, 2023 në Lajme, Deri më 19 vjet Femra
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë për femra ka shënuar fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e xhiros së parë të turneut kualifikues në Shkup, në kuadër të grupit B1 (rrethi i dytë, liga B).
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” skuadra e seleksionuesit Astrit Merko festuan fitore me rezultat bindës 4:0.
Golin e parë e shënoi Paneska në minutën e 22-të të takimit. Sulejmani e rriti epërsinë tonë në momentet e fundit të pjesës së parë.
Në vazhdim të ndeshjes Maqedonia shënoi edhe dy gola për një triumf bindës. Mejer shënon për 3:0 në minutën e 82-të. Rezultatin final 4:0 e vulosi Nastovska në minutën e fundit të ndeshjes.
Maqedonia: Kabakci, Golovska, Sulejmani, Mojsoska, Blazhevska, Mejer, Eftindzhioska, Sela, Velkova, Sulejmani, Paneska;
Seleksionues: Astrit Merko;