Publikuar më 22 Ноември, 2023 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka shënuar triumf bindës ndaj Arabisë Saudite në kuadër të ndeshjes kontrolluese të zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve në Tarragona të Spanjës.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit, Toni Jakimovski konfirmuan formën e tyre të mirë dhe vazhduan me lojëra dhe rezultate të mira. Maqedonia U19 zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite, duke shënuar katër gola në rrjetën e kundërshtarit.
Elmas realizoi pikërisht në minutën e 21-të për të kaluar Maqedoninë në epërsi 1:0. Pas krosimit të shkëlqyer të Markovskit, Veliçkovski u gjend në vendin e duhur në minutën e 33-të, me kokë pikërisht për avantazhin 2:0.
Në vijim të takimit, Maqedonia vazhdoi me të njëjtin ritëm siç e mbylli edhe pjesën e parë. Zendelovski shënon super gol në minutën e 83-të për epërsinë bindëse të Maqedonisë prej 3:0. Shifrat finale 4:0 i finalizoi Nikolovski në minutën e 90-të të ndeshjes.
Maqedonia: Ljupçe Xhekov, Muhamed Elmas, Marko Stojilevski, Andrej Arizankovski, Nikolla Veliçkovski, Adrian Zendelovski, Zani Nazifi, Gjorgi Xhekov, Feta Fetai, Martin Gjorgievski, Daniel Markovski;
Seleksionues: Toni Jakimovski;