Maqedonia U19 fiton 3:2 ndaj Qipros

Publikuar më 27 Септември, 2022 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në një ndeshje, me shumë emocione dhe kthesa, arriti të shënojë fitore minimale me 3:2 ndaj Qipros në kuadër të duelit të dytë kontrollues të zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve.


Pas 26 minutave të para të takimit, futbollistët tanë të rinj pranuan dy gola, por në fund të takimit bënë një kthesë të plotë, shënuan 3 gola dhe me meritë arritën të marrin një fitore.


Së pari Shaban Zenku arriti të zvogëlojë epërsinë e kundërshtarit në minutën e 40-të.


Në vazhdim të ndeshjes, Maqedonia luajti shkëlqyeshëm, krijoi mundësi dhe në tetë minutat e fundit të takimit arriti të thyejë rezistencën e kundërshtarit. Në minutën e 83-të Zani Nazifi shënoi për 2:2. Në minutën e 90-të Marko Stoilevski shënoi për fitore dhe gëzim të madh për Maqedoninë.


MaqedoniaStefan Tasev, Maksim Milloshevski, Davor Serafimov, Ardian Osmani, Sufijan Çajani, Matej Angellov, Martin Gorgievski, Leon Tasov, Dashmir Elezi, Shaban Zenku, Mihail Talevski;


SeleksionuesNexhat Shabani



   
   
Reprezentacioni A