Publikuar më 23 Ноември, 2022 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 Maqedonisë ka arritur fitore me rezultat 2:0 ndaj San Marinos në ndeshjen e xhiros së fundit të turneut kualifikues të mbajtur në Shkup.
Përfaqësuesja e Maqedonisë fitoi pikët e para dhe e mbylli me fitore ciklin kualifikues (faza e parë) për kualifikim në fazën elitare të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2023 në Maltë.
Në pjesën e parë skuadra e seleksionuesit Nexhat Shabani mori iniciativën që në fillim dhe nuk e lejoi kundërshtarin të kërcënonte seriozisht portën tonë.
Ndeshjen më të mirë e kurorëzuam me gol në minutën e 36-të. Trajkov bëri një punë të shkëlqyer në zonën e rreptësisë së kundërshtarit dhe arriti të shënojë për avantazhin e Maqedonisë.
Në vazhdim të ndeshjes Maqedonia arriti të shënojë edhe një gol. Nazifi në momentet e fundit të takimit fiksoi shifrat në 2:0.
Në ndeshjen e dytë në grupin tonë, përfaqësuesja e Serbisë mposhti me rezultat 2:0 Norvegjinë në një luftë të drejtpërdrejtë për pozitën e parë në grupin tonë.
Maqedonia: Tasev, Çajani, Serafimov, Janevski, Gjorgievski, Osmani, Çilafi, Zenku, Trajkov, Talevski, Tashov;
Seleksionues: Nexhat Shabani;