Maqedonia U19 fitoi Luksemburgun, por mbeti jashta Fazës Elite

Publikuar më 20 Ноември, 2018 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka shënuar fitore 2:0 përballë Luksemburgut në turneun kualifikues për plasman në Fazën e Elite për Evropianin e rradhës, mirëpo edhe përkundër tre pikëve shpresat e vendit mbetën pa kualifikim në Fazën Elite të kualifikimeve.

Maqedonisë për hyrje në Fazën Elite i konvenonte vetëm triumf kundër Luksemburgut dhe humbje të Kroacisë nga Çekia. Fundi ishte dramatik pasi Maqedonia avansonte me dy gola, ndërsa kroatët kishin negativë 1:2 në duelin me Çekinë, mirpëo në minutën e 90-të Kroacia barazoi në 2:2, duke lënë jashta Fazës Elite shpresat e vendit.

Në duelin me Luksemburgun, Maqedonia avansoi në minutën e 19-të me golin e Aleks Taleskit, ndërsa rezultatin final 2:0 e vulosi Enis Fazllagiq me gol në minutën e 82-të.

Maqedonia 19: Jakimovski, Ivanovski, Naumçevski, Simonovski, Antovski, Berisha, Fazllagiq, Taleski, Çurlinov, Ferati dhe Kolevski.

Maqedonia ndalet në vendin e tretë në grup me katër pikë, ndërsa Kroacia në të dytin me pesë pikë. Lider është Çekia me shtatë pikë.



   
   
Reprezentacioni A