Maqedonia U19 fitoi 5:0 miqësoren me Finlandën

Publikuar më 27 Февруари, 2018 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë shënoi fitore bindëse 5:0 kundër FInandës në ndeshjen e parë kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve e luajtur në terenin me bar sintetik në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

Filip Stojçevski me gol në minutën e 15-të paralajmëroi fitoren bindëse, ndërsa më vonë vulën vënduan Jani Atanasov me gol nga penaltia në minutën e 52 dhe lojtari më i mirë në terren, Bojan Kolevski me hat-trik. Lojtari i Vardarit ishte preciz në minutat 54, 58 dhe 89.

Goditje e madhe për përfaqësuesen e udhëhequr nga Vujadin Stanojkoviq është lëndimi i Mile Todorovit. Për këto dy ndeshje Stanojkoviq nuk ka në disponim Dimitar Mitrovskin, Elif Elmas dhe Darko Çurlinov.  

Në mars do të luajmë kualifikimet e Fazës elite për kualifikim në Kampionatin Europian, ndërsa fillojmë me Letoninë më 21 mars. Në Shkup mysafir do të jenë Hungaria, përfaqësuese me të cilën do të përballemi tre ditë më vonë, ndërsa më 27 mars me favoritin e grupit, Anglinë.

MAQEDONI-FINLANDË 5:0 (1:0)

(1:0 Filip Stojçevski 15`, 2:0 Jani Atanasov 52`, 3:0 Bojan Kolevski 54`, 4:0 Bojan Kolevski 58`, Bojan Kolevski 89`)

Ndeshje miqësore, qendra stërvitore “Petar Milloshevski“, Shkup

MAQEDONIA U19: 1. Hristijan Stevskovski, 2. Todor Todorovski (14. Kiril Ristovski 81), 3. Mihail Manevski (13. Filip Antovski 87), 4. Mile Todorov (17. Enis Fazllagiç 24), 5. Agron Rufati (16. Oliver Stoimenovski 86), 6. Filip Trajanovski, 7. Marko Ferukoski, 8. Jani Atanasov (18. Bojan Miovski 63), 9. Bojan Kolevski, 10. Filip Stojçevski, 11. Kristijan Trapanovski;



   
   
Reprezentacioni A