Maqedonia U19-Faza Elite: Kualifikimi në Europian kërkohet ndaj Spanjës, Belgjikën, dhe Bullgarinë

Publikuar më 03 Декември, 2019 Lajme, Deri më 19 vjet


Maqedonia U 19 në Fazën Elite të eliminatoreve për Kampionatin Europian të vitit 2020 që do të zhvillohet në Irlandën e Veriut do të luajë në grup me Spanjën, Belgjikën dhe Bullgarinë. Turneu i Fazës Elite të kualifikimeve do të luhet në Spanjë prej 25 deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. 

Seleksionuesi i Maqedonisë U19, Goran Staniq thotë se kjo fazë e kualifikimeve nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe se ndeshjet do të jenë përvojë e madhe për futbollistët dhe motiv për t'u dëshmuar. 

"Spanja është Kampione aktuale e Europës dhe favorit, posaçërisht që turneun e organizojnë në terren të tyre. Në këtë fazë, thjesht nuk ka kundërshtarë të lehtë, kushdo që të na binte në short për ne do të ishte sfidë e vërtetë. Do të mundohemi të luajmë lojën tonë ndaj secilit rival, ndeshjet janë mundësi e mirë që futbollistët të tregojnë pasqyrën e vërtetë dhe të dëshmojnë se kanë potencial. Do të jetë sfidë e vërtetë për ne dhe shpresoj të japim më të mirën", shprehet Goran Staniq. 



   
   
Reprezentacioni A