Publikuar më 09 Април, 2024 në Lajme, Deri më 19 vjet Femra
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë për femra mori fitore ndaj Uellsit me rezultat 2:1. Me maksimumin tre fitore, përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Astrit Merko siguroi një vend në Ligën A kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Në dy raundet hapëse të turneut në Moldavi, Maqedonia fitoi ndaj Moldavisë (4:0) dhe Lituanisë (2:0). Kundërshtarët për eliminatoret e shtatorit për kualifikimin në Europian, përfaqësuesja jonë do ti marrë nga Liga A përmes shortit.
Në ndeshjen kundër Uellsit që vendosi për vendin e parë, Katerina Petkova dhe Vesa Sela ishin autor të golave. Petkova solli epërsinë tonë në minutën e 2-të, Françesku barazoi në 1:1 në minutën e 21-të. Në minutën e 50-të Vesa Sela shënoi golin e fitores për Maqedoninë.
Maqedonia U19: 1. K. Pavlovska, 6. GjorgJieva, 4. Petkova, 3. Bllazhevska (76' Veselinova), 15. J. Pavlovska, 10. Paneska (76' Andonova), 19. Mejer, 7. Jovanoska , 9. Sela, 8. Josifova (90’ Borizova), 13. Milevska (46’ Dalçeska);
Seleksionues: Astrit Merko;